VIDEOLAJM/ ‘Alo Dedë’, si elektricisti lufton në kushtet ekstrem të motit për të risjell energjinë elektrike në Kukës

Pasioni dhe përgjegjësia për punën janë detyra të respektuara nga elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, i cili në kushte të vështira të motit, ku bora arrin deri tek gjuri nuk e pengojnë të shkojë të rregullojë defektin në linjën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Çajës! 57-vjeçari çan në këmbë dëborën që arrin deri tek gjysma e trupit në kushte shumë të vështira të motit për të riparuar defektin në mënyrë që të banorëve t’u rikthehet energjia elektrike.

Kjo video të shton edhe më shumë vlerësim për këta njerëz që gjenden gjithmonë në ndihmë të qytetarëve por edhe na risjell në kujtime filmin “Rrugë të Bardha”, dhe Dedën e famshëm që ngri në maj të shtyllës vetëm për të riparuar defektin në linjën telefonike.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2021 02:15

    /TIRONA/,eshte e lehte te flasesh po te jesh ne mes te Tiranes,ne se vertete je tiranas,por te punosh ne profesione te tilla, ne zonat malore te V,VL,L,JL,te Shqiperise eshte shume e veshtire.Ky ishte vetem nje ilustim i rutines ditore te ketij zoterie dhe kolegeve te tij dhe jo gallate /Portokallie/.Ky zoteria eshte me fat, qe jo vetem nuk ka ngrire,por qe nuk ka rene ,o rreshqitur ne ndonje kon,o gremine,ose nuk eshte sulmuar nga ndonje kafshe e eger.Vetem do te sugjeroja qe fillirojtesit dhe persona te tjere qe merren me profesione te ngjashme te pajiseshin me ski ose mokasina debore,qe te mos fundoseshin ne bore dhe te ecnin me shpejt.Me e mira do ishte qe deget e OSHEE-SE ne keto zona te kishin ne perdorim dhe /Mace debore/,qe te perdoreshin nga punonjesit e tyre ne raste te ngjashme,por akoma shteti eshte vite- drite larg per te arritur kushte te atilla pune.S.d.q. respekte per punen dhe sakrificat e ketij zoterie,qe ne vend qe te rije ne kafene tere diten ,si disa,ka zgjedhur kete pune te veshtire e te rrezikshme.

    Përgjigju
  • mond: 28/01/2021 19:41

    Pasioni dhe pergjegjesia per punen! Ky eshte çelesi i shume problemeve tona.Sikur me shifra kjo te ishte te pakten 50% me shume nga sa eshte gjerat do te ishin shume me ndryshe per mire sigurisht.

    Përgjigju
  • Tirona: 28/01/2021 19:37

    Me nje ndryshim Deda ishte i vetem, ndersa ky me grup xhirimi nga mbrapa dhe bon sikur ka care boren deri tek gjuri duke ecur kilometra te tera, eshte pak per "Portokalli"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)