TIRANË - Ambasadori amerikan Donald Lu mund të konsiderohet ndër të rrallët persona në Shqipëri që flet "troç" dhe mjaft ashpër për sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Pikërisht kjo - thotë vetë Lu - mund ta ketë bërë atë person jo dhe aq popullor në radhët e gjyqtarëve. Megjithatë, ky konstatim nuk e ka ndalur kryediplomatin që të vijojë t'i flasë atyre hapur.
Përballë gjyqtarëve që ishin prezent në këtë Konferencë, ambasadori Lu u tha hapur se nëse gjyqtarët kanë dyshime në janë apo jo të korruptuar. Sipas tij, kushdo që merr ryshfet qoftë edhe një herë, apo që ka orë më të shtrenjtë se makina e tij, është i korruptuar.
"Në teleprogramin popullor "Portokalli" ata thanë që unë duhet të flas më shumë gjuhën angleze. Kështu sot do të vazhdojë në gjuhën angleze. Për sa i përket Shqipërisë po hamendësoj se nuk jam shumë popullor midis disa gjyqtarëve këtu. Kjo është e kuptueshme pasi kam thënë disa gjëra brutalisht të sinqerta në lidhje me profesionin tuaj, ndaj sot më lejoni t'ju flas ndryshe dy grupeve shumë të ndryshëm gjyqtarësh: Gjyqtarëve të korruptuar dh gjyqtarëve të ndershëm. Së pari për gjyqtarët e korruptuar, ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonit veten si gjyqtarë të korruptuar dhe më lejoni t'ju them këtë në gjuhën shqipe për të qenë më i qartë. Prova ime për korrupsionin është shumë e thjeshtë. Nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate jeni një gjyqtarë i korruptuar. Nëse ulni kokën dhe shikoni se në kyçin e dorës mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë që të jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse ky është rasti ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë, mund edhe të përfundoni në burg së shpejti" - tha Lu.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO