VIDEOLAJM/ Arbitri rreh me
shpulla e shkelma lojtarët në fushë

Një arbitër shumë nervoz është parë në fushë gjatë një ndeshje të Ligës së Kuvajtit. Arbitri i Saad Al Fadhli pasi ka akorduar një penallti në favor të skuadrës Al Arabia është rrethuar nga futbollistët e Al Naser të cilët ishin të tërbuar me vendimin e tij.

Ata bërtisnin dhe papritur arbitri Al Fahdli e ka humbur kontrollin dhe fillimisht i ka dhënë një shpullë njërit prej futbollsitëve që u afrua më shumë dhe më pas një shkelm një tjetri që insistonte.

Por nuk përfundon me kaq pasi përjashtoi me karton të kuq një futbollist të Al Naser dhe një nga drejtuesit e skuadrës i cili ndodhej në pankinë. Duke qënë se gjuajti dy futbollistë arbitri nuk mund të dilte i larë dhe është gjuajtur nga një tjetër futbollist por hakmerret sërish me një tjetër karton të kuq.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip