ITALI- 3 të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e Policisë së Cuneos në Piemonte, pasi rrahën një të moshuar për t’i marrë me dhunë vetëm 100 euro.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lokalit të të birit të viktimës dhe është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë. I moshuari, 75 vjeç, duket qartë në pamje që është munduar t’i bëjë rezistencë tre grabitësve shqiptarë. Ndërsa këta të fundit nuk kanë reshtur ta godasin, pavarësisht moshës së thyer.

Pasi i kanë rrëmbyer vetëm 100 euro nga arka e barit, të rinjtë e kanë lënë të qetë të moshuarin dhe janë lanrguar nxitimthi. Por falë pamjeve filmike dhe dëshmive të 75-vjeçarit autoritetet kanë bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorëve. Të tre të tinj shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre dhe kishte marrë prej kohësh fletën e dëbimit nga Italia.
75-vjeçari, pasi ka mundur të lirohet nga dhuna e tre të rinjve është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra gjatë agresionit.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)