Djegia e një autmojeti në hyrje të tunelit të Krrabës disa dit më parë, ka nxjerr në pah paaftësinë e zjarrfiksëve për tu përballur me flakët. A1 Report ka mundur të sigurojë videon ku dhe pse zjarrfiksit mbërrijnë në vendngjarje duhet 4 minuta që ata të bëjnë gati tubat e ujit për të ndërhyrë.

E sikur të mos mjaftonte vonesa, ndërhyrja bëhet qesharake ku një zjarrfikës e merr presioni i tubit të ujit dhe rrëzohet siç e shihni me rreth të kuq në këtë vidio.


Teksa makina përfshihet nga flakët, qyetarët e ndodhur aty të irrituar me shërbimin zjarrfikës kërkojnë që tat ë ndërhyjnë shpejt por fatmirësisht drejtuesi i mjetit e kish braktisur atë. Kjo situatë e cila fatmirësisht përfundoi pa të dëmtuar nxjerr në pah se kërkohet një staf i përgatitur në shërbimin zjarrfikës.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)