Akuza e fortë e Ramës: Meta, skenar si Rinasi edhe me policinë e burgjeve! Vë bast me kuçiotët e firmos në mbulesën e tavolinës: Marrim deri 78 mandate!

VLORË- "Ne do marrim 74 deri në 78. Pastaj po bëri ky ndonjë tërmet të madh shkojmë edhe 80".  Kështu e nisi kryesocialisti Rama takimin me banorët në Kuç të Vlorës, ku dhe firmosi ne mbulesen e tavolines dhe tha se do te vinte dhe ta festonte pastaj ne Kuç kete fitore, ndërsa po ne kete takim akuzoi Presidentin Ilir Meta se po nxit një tjetër revoltë në burgje të ngjashme me atë të Rinasit, duke iu referuar këtu paralajmërimit të Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë se do të bëjnë protestë nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre.

“Sot pashë një shenjë tjetër, revoltë e policëve të burgjeve. Ilir Meta ashtu ka thënë se do japë dorëheqjen. Ai është me hënë. Kur kthehet hëna mbarë ai bën dhe punë të mira. Se kemi bërë dhe punë bashkë. Por tani është kthyer hëna mbrapsht dhe nuk vjen më. 79 se u bëtë si Luli të tërë. Unë iu thashë 74 deri në 78", tha Rama.

Rama tha se nëse votohet PD-ja projektet e nisura nga qeveria në Vlorë do të ndërpriten dhe se do kthehen të njëjtët personazhe që grabitën pronat në bregdet në kohën e Berishës.

"Askush nuk e ka imagjinuar se do të ndodhte një përmbysje por e dimë mirë se nëse kjo ndryshon, Vlora mbetet bishti i fundit i kavallit dhe nuk merret më kush me Vlorën, por po të kthesh kokën nga ana andej, pak më matanë tek zona tjetër ku zhvillohet faza tjetër e këtij projekti, më falni kush do e bëjë fazën tjetër, Leskua? Po erdhi, Leskua do e lërë aty dhe do e marrin në krahë në të gdhirë e ta çojnë zvarrë në shtëpi", tha ai.

'Trendin' e ndjekur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili thuajse në çdo qytet hipën mbi makinë, kryeministri Rama ka zgjedhur ta ironizojë përmes një video me një djalë të vogël

"100 herë më i fortë se 'Gjinua' ky! Ky është 'gjinua' i vërtetë", thotë Rama duke krijuar ilaritet tek të pranishmit.

Një pjesë e deklaratës së Policisë së Burgjeve, për të cilën foli Rama
-Anuloni urdhrin e çarmatosjes, se nuk vijnë as turq e as bangladeshas të ruajnë burgjet!
-Riktheni pagesën e punës në ditët e shtuna e të diela për Policinë e Burgjeve!
-Jepni Gradat e fituara me meritë dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor! Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetarët do shohin një protestë shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturën” e paguan Ministria e Drejtësisë !

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
VIDEO/ ‘Prilli me lule ngarkuar’, Ramën e presin me iso labe në Kuç të Labërisë

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë labe në Kuç të Labërisë. Pasi u takua me disa banorë të zonës, Rama nënshkroi një memorandum ku u zotua që Partia Socialiste do të fitojë minimum 74 mandate deri 78 ndërsa shtoi se nëse Damian Gjiknuri shkakton ndonjë tërmet mund të shkojë deri në 80.

 

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/04/2021 17:11

    U be Luli me tall bythen dynjaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK