KUVEND - Berisha ka dalë nga vetja duke kaluar në ofendime personale ndaj ministrit Saimir Tahiri i cili ishte duke folur në telefon, ndërsa ish-kryeministri ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.
 
Ndërsa ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha është kthyer pas dhe duke iu drejtuar Tahirit i tha "Je rrugaç e i pafytyrë", ndërsa minsitri ishte duke folur në telefon.
 
“Solli falangat e krimit në policinë e Shtetit. Solli Shullazët, ia vranë ortakun duke folur me telefon. Akti i parë kriminal dorëzimi i policisë në duart e krimit. Bandat kanë marrë revansh të paimagjinueshëm. Policinë e mori krimi, e morën të pafytyrët. Detyrohen të lirojnë Kontadinët pasi kanë vrarë 4 persona. Policinë e mori krimi, u mbush me banditë. Ata që u kapën dhëmbë për dhëmbë me krimin u larguan.”- tha Berisha.

Debati në shpërthimin e Berishës 
Berisha­- Tahirit, 
 ndërsa ministri po fliste në telefon: O rrugaç, o i pafytyrë, flet në telefon pas shpine !
Ilir Meta: Ju lutem me qetësi mos ndërhyni zoti Beqaj!
Sali Berisha: Po s’ja mbylle ti ja mbyll unë fundërrinës. Ky që flet prapa inauguroi detyrën duke vrarë tjetrin duke ja nxjerrë në pritë në telefon. Falangat e krimit në policinë e shtetit. Ja vranë ortakun duke folur në telefon. Duke folur me të ose badigardin e tij. Policinë e mori krimi, të pafytyrët, ata që s’kanë asnjë moral. Flet këtu si rrugaç pas shpine, 10 herë më i lig se Shullazi, se ky ngjitet këtu në karrigen e ministrit. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)