Një bisedë telefonike mes një punonjëseje të policisë dhe një vajze të vogël të quajtur Lisa Floyd, ka bërë xhiron e botës shumë vite më pas dhe është përdorur gjerësisht për të sensibilizuar njerëzit në lidhje me dhunën në familje.
Lisa e vogël ka telefonuar policinë gjatë një zënke të ashpër mes njerkut dhe nënës së saj, e cila si cdo zënkë tjetër mes tyre, degjeneroi në dhunë fizike. Në video dëgjohet punonjësja e policisë që përpiqet të qetësojë vajzën e vogël dhe ta mbajë të zënë ndërkohë që forcat e policisë po shkonin drejt banesës së tyre.
Lisa e ka shumë të vështirë të artikulohet mes lotëve dhe britmave, me anë të të cilave i kërkon njerkut të dhunshëm të ndalojë së i gjuajturi nënës së saj.
Sot, ajo, edhe pse në një moshë më të madhe, e ka të pamundur ta dëgjojë regjistrimin e bisedës së saj, por është pjesë aktive e nismave kundër dhunës në familje.
/Shqiptarja.com