Një video e mbërritur në redaksinë e Report Tv nga një qytetar tregon se Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë ka pësuar disa dëmtime në pjesën e jashtme të murit.
Në video duket se muri i faqes së përparme të muzeut ka pësuar disa krisje, shkaku i të cilave mbetet ende i paqartë, por problemi duket serioz.
Muzeu përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale. Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.











