Videolajm/ Digjen flamuri
amerikan dhe ai turk në Athinë

Videolajm/ Digjen flamuri<br />amerikan dhe ai turk në Athinë
Qindra qytetarë grekë janë mbledhur në qendër të Athinës për të protestuar kundër rrëzimit të avionit luftarak rus Su-24 pranë kufirit turko-sirian, shkruan gazeta ruse “Sputnjik”. Demonstruesit kanë djegur flamuj turq dhe ata amerikanë e madje kanë kërkuar daljen e Greqisë nga NATO.

Protestuesit u mblodhën në sheshin qendror Sintagma, dhe marshuan drejt ambasadës turke.

Ata mbanin pankarta me mesazhe dënuese për NATO-n dhe shpërndanë fletushka, duke kërkuar tërheqjen e Greqisë nga aleanca ushtarake perëndimore.

Forcat e sigurisë nuk lejuan liderin e krahut të majtë Partia e Unitetit Popullor, Panagiotis Lafazanis të mbante fjalim drejtuar presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure