Një dritë misterioze që 'fluturon' në qiell mbi Victoria në Australi po bën xhiron në rrjet, ndërsa sipas Agjencisë Australiane të Hapësirës ka të ngjarë të jetë mbetje e një rakete ruse.
Momenti kur drita misterioze kalon në qiellin e Victorias u pa nga shumë qytetarë, të cilët edhe e xhiruan me video. Madje disa prej tyre thonë gjithashtu se dëgjuan një zhurmë kur drita përfundoi, si edhe ndjenë tokën të dridhej.
Video ka shkaktuar një seri postimesh në rrjetet sociale, ku përdoruesit pyesin nëse është një meteor
Agjencia Australiane e Hapësirës ka njoftuar këtë pasdite se "ka të ngjarë që të jetë nga mbetjet e një rakete ruse Soyuz-2 që rihynte në atmosferën e Tokës. Raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herët në mbrëmje.
"Kjo lëshim u njoftua dhe mbetjet e raketës ishin planifikuar për të rihyrë në mënyrë të sigurt në atmosferë në oqean në brigjet juglindore të Tasmanisë."
Me spekulimet se drita ishte një meteor, astronomi i Universitetit Sëinburne, Alan Duffy, tha për 3AW se do të jepte informacion nëse "pamja mjaft e jashtëzakonshme" ishte shkaktuar nga mbeturinat hapësinore.