TIRANE - Në përurimin e Muzeut Arkeologjik në Durrës Kryeministri Edi Rama është parë i veshur sportiv, duke hequr kollaren zyrtare. Në fillim të fjalës së tij shefi i qeverisë ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur këtë veshje, të cilën ai e ka cilësuar si veshje prej turisti.

Rama tha me humor se para se të vinte në këtë aktivitet kishte folur me Kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili e kishte këshilluar të vinte i veshur si turist. Për këtë arsye Rama tha se ndihet si turisti i vetëm në mesin e të ftuarve në përurimin e Muzeut Arkeologjik të qytetit bregdetar.

“Pikë së pari dua t’i shpjegoj të gjithë të pranishmëve që kanë ardhur të veshur si për një shfaqje të rëndësishme operistike, sepse kanë të drejtë se është edhe më e madhe. Arsyeja është se telefonova kryebashkiakun e pyeta si do vishemi. Dhe tha hajde si turist. Prandaj unë jam veshur në këtë mënyrë dhe me sa shoh jam turisti i vetëm në këtë vend.” u shpreh Rama

Muzeu Arkeologjik i Durrësit hapi sot dyer pas katër vitesh që ishte i mbyllur për shkak të gjendjes së rënduar të tij.

edi rama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)