KONISPOL - Jemi mësuar që në fusha elektorale të shohim sipatizantë të forocave politike që duartrokasin dhe brohorasin për krerët e lartë të partisë që mbështesin. Por, në këtë video të realizuar në Konispol , në takimin electoral të organizuar nga Partia Socialiste duket se ka edhe simpatizantë të kahut kundërshtarë.
 
Janë përkrahësit e Partisë Demokratike, ata që e presin me duartrokitje Kryeministrin Edi Raman në takimin elektoral që ai mbajti në atje.

Të vendosur përgjatë rrugës në të cilën kaloi Rama, ata e pritën atë me brohoritje, çka tregon se programi për zhvillimin e këtij qyteti po mbështetet jo vetëm nga të majtët por edhe nga ata që deri dje mbështesnin Partinë Demokratike.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)