Njerëzit në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës së Veriut janë bërë dëshmitarë të “Hënës së Përgjakur”. Sateliti ynë i vetëm natyror u eklipsua nga Toka natën mes së martës dhe të mërkurës.

Eklipsi nisi rreth orës 20:00 në brigjet lindore amerikane dhe në 22:00 mund të shihej edhe në pjesën më të madhe të Azisë.

Eklipsi është i dyti që ndodh përgjatë këtij viti dhe Hëna u mbulua e gjitha nga hija e Tokës. Sipas shkencëtarëve gjatë një fenomeni të tillë, Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës.