Protesta e opozitës megjithëse me një pjesëmarrje më të ulët sesa pritej shënoi përplasje të dhunshme që në fillim. Report Tv sjell pamjet me dron të protestës së opozitës para kryeministrisë, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit" nga ku nisi dhe protesta. Ora shënoi 18: 53 minuta.
Ajo që bie në sy nga pamjet me dron, të Report TV pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me protestat e mëparshme.
Ndoshta ky ishte edhe shkaku që protesta filloi mbi 30 minuta me vonesë. Edhe drejtuesit politikë, Flamur Noka e Gazment Bardhi dukeshin jo shumë entuziastë, pasi pjesëmarrja duket se nuk ka qenë ajo e pritura.
Protestuesit hodhën bomba molotovë e flakadanë drejt godinave të kryeministrisë, ministrisë së Brendshme, selisë së PS-së dhe bashkisë së Tiranës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron
Pjesëmarrja në protestën e opozitës ishte më pak se u paralajmërua. E vërtetuan pamjet me dron të Report Tv në momentin kur protestuesit u mblodhën para kryeministrisë. E jo vetëm. Edhe ato protestues që ishin mbledhur që në fillim kishin firuar në pak siç shihen edhe nga pamjet e tjera me dron që Report tv solli nga selia e PD-së në një moment kur krerët e PD po vendosnin se çdo bënin për hapin e radhës.
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
Protestuesit e opozitës nuk kanë mjaftuar me sulmin ndaj Kryeministrisë, PS-së dhe Ministrisë së Brendshme me Molotov dhe lëndë të tjera djegëse.
Ata rrethuan më tej dhe sulmuan gjithashtu edhe godinën e Bashkisë së Tiranës.
Report TV ka transmetuar pamjet me dron nga lart të protestuesve, që edhe pse në një numër shumë të pakët, kanë qenë agresivë duke shkatërruar apo dëmtuar institucionet publike dheqë I shërbejnë qytetarëve të Tiranës dhe vendit.
Ça jan keta débile mor burr.. Mendjen vet per te prish e shkatru e kan.. Pd duket si parti antishqiptare.. Mendoj se nuk ka shans qe ketu e 20 vjet te vijne ne pushtet kta jashtqitje e shoqerise shqiptare
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.1%
Të gabuar
81.6%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4090
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Ça jan keta débile mor burr.. Mendjen vet per te prish e shkatru e kan.. Pd duket si parti antishqiptare.. Mendoj se nuk ka shans qe ketu e 20 vjet te vijne ne pushtet kta jashtqitje e shoqerise shqiptare
Përgjigju