TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë, nuk resht së sjelluri risi, dhe jo vetëm në jetën politike të vendit. Këtë herë, është siguria e tij personale, që përbën, lajm pasi “ëngjëlli mbrojtës” i shefit të qeverisë, është një grua.

Siç tregohet nga fotot dhe pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report, prej disa ditësh, truprojave të kryeministrit i është shtuar edhe një grua, e cila mësohet se vjen nga radhët e Gardës së Republikës.

Pamjet tregojnë, se truproja më e re e kryeministrit Rama, e ndjek atë në çdo hap dhe çdo aktivitet qeverisës që ai kryen, për të siguruar që atij të mos i ndodhë asgjë. Gruaja e re brune, është punonjësja e parë e Gardës, që është përgjegjëse për sigurinë e një kryeministri në vendin tonë. 

roja me logo
(Në foto: Gruaja truprojë që mbron kryeministrin Edi Rama)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)