NAPOLI - Surprizat dhe të papriturat për Atin e Shenjtë, Papa Francesku, gjatë parakalimeve të tij në vende të ndryshme nuk kanë të sosur. Një surprizë e bukur dhe si asnjë herë tjetër, atij i është bërë nga Enzio Caciallio, djali i Ernestos, picajolit të presidentit Bill Clinton, i cili ka pritur momentin e parakalimit të Papës në Lungomarën e Napolit për ti dhuruar atij picën e përgatitur posaçërisht për të. 

Ai ka thyer të gjitha rregullat e sigurisë, ka mundur të çajë mes rojeve të sigurisë së Papës dhe ka rritur ti japë atij picën e përgatitur për të. 

Ati i Shenjtë e ka pranuar me shumë kënaqësi picë, kënaqësi të cilën e ka shprehur edhe në fytyrën e tij, pasi në momentin e marrjes së saj në dorë ai ka buzëqeshur. Kjo video e dhënies së picës Papa Françeskut, ka bërë xhiron e botës duke u shpërndarë në shumë rrjete sociale.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)