AUSTRALI - Pas rreth 16 orë pengmarrje, është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë australiane, për t’i dhënë fund ankthit të pengjeve.
 
Rreth 40 persona u morën peng në një lokal në Sidnei nga kleriku radikal nga Man Haron Moni. Gjatë pengmarrjes humbën jetën 3 persona bashkë me pengmarrësin. Dy viktimat e tjerë janë polici Tori Johnson dhe Katrina Dawson e cila u vra duke u përpjekur për të mbrojtur shoqen e saj shtatzënë.
 
Mediat e huaja kanë shfaqur videon e ndërhyrjes, e cila ka zgjatur vetëm 34 sekonda.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)