“Banka e Shqipërisë e bleu hotel ‘Dajtin’ për të transferuar Bankën Qëndrore”. Kjo ishte deklarata e e vetë guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, në mars të vitit 2012 teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Gazeta “Shqiptarja.com” publikoi sot skandalin e blerjes së ish-hotel ‘Dajtit’, për një shifër prej 30 milionë eurove si një mundësi për të shpëtuar qeverinë Berisha nga kriza, por në 2012 Fullani shprehej se kjo godinë ishte konceptuar si një godinë për Bankën Qëndrore.
Madje jo vetëm kaq, në atë kohë Fullani shprehej se ka edhe një projekt, për të hapur shërbime në këtë godinë gjithnjë për publikun, aq sa ishte menduar edhe një berber dhe një parukeri, e deri tek një bibliotekë me drejtim ekonomiko-financiar.
Po ashtu Fullani, kishte ideuar edhe një restorant në katin e nëndheshëm si dhe një zonë VIP për punonjësit e Bankës së Shqipërisë.
“Hotel ‘Dajti’ do të konceptohet si një godinë e Bankës Qendrore. Projekti është i tillë që kati i parë i nëndheshëm, do të jetë për restorantin e Bankës dhe mbulimi i shërbimeve të tjera. Në katin e parë djathtas do të rikonstruktohet i gjithi, dhe mendohet të bëhet një zonë VIP, me akses të limitizuar për publikun, ndërsa i gjithë krahu tjetër do të jetë i hapur për publikun. Do të ketë edhe një bibliotekë me drejtim ekonomiko-financiar dhe do të vihet në punë edhe berberi dhe parukeria, që do të jenë në shërbim të publikut.” Shprehej Fullani në 2012 për blerjen e Hotel ‘Dajtit’.
Sot, gazeta "Shqiptarja.com" ka zbardhur skandalin e blerjes së hotel "Dajtit" për një shifër 30 milionë euro, pikërisht në kohën kur qeverisë Berisha po i shternin paratë.
Në atë kohë BSh bleu ish-hotel 'Dajtin' edhe pse nuk kishte nevojë për një objekt të tillë. Megjithatë Fullani u tregua i gatshëm të shpenzojë paratë për të shpëtuar përkohësisht qeverinë e asaj kohe nga pamundësia e pagesës së faturave, që më pas mori përmasa të mëdha.
E ndërsa “Dajti” mbetet gërmadhë, Fullani vijon të paguajë miliarda të tjera çdo vit për qiranë një objekt privat, duke toleruar edhe vonesat e firmave që kanë marrë përsipër të riparojnë godinën kryesore historike të Bankës.
/Shqiptarja.com