VIDEOLAJM/ Fundoset anija ushtarake në Dhërmi! Shkaku: Zhvillimi i turizmit nënujor

Fundoset në Drimadhes anija ushtarake e Marinës Shqiptare e vitit 1974. Kjo anije nuk përdorej prej 30 vitesh. Tashmë ajo ka dalë nga baza e Pashalimanit dhe është fundosur në det për qëllime turistike. Anija që u fundos sot në Drimadhes, në Dhërmi ka ardhur në Shqipëri në vitin 1974 dhe ka qenë pjesë e marinës së Vlorës.

Zhvillimi i turizmit nënujor është promovuar sot në zonën ujore të Dhërmiut. Një anije e marinës detare shqiptare e vitit 1974 është fundosur për t'u kthyer në një atraksion turistik nënujor për të pasionuarit e zhytjes. Në aktivitetin promovues të pranishëm ishin dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koci, prefekti i Vlorës dhe përfaqësues të komandës ushtarake të Vlorës.

Klosi tha se janë miratuar vendet e zhytjes dhe se janë  përcaktuar 6 vende nënujore ku do të fundosen 6 anije jashtë funksioni për t'u kthyer në vende turistike nënujore, ndërsa promovohen kështu edhe reliket tona luftarake të cilat pas përfundimit të misionit të tyre pranë Flotës detare do të kthehen në atraksione turistike.

"Domosdoshmëria është që me hapjen e turizmit detar shqiptar, të zgjerojmë format dhe tematikat ofertës turistike , me qëllimin e një turizëm dinamik dhe konkurrues ne rajon. Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për aktivitetet detare, ligji I cili mundëson shfrytëzimin e hapësirës jo vetëm për peshkim por edhe për turizëm elitar dhe aktivitete ujore, krijojmë sot për një destionacion te ri për te gjithë turistet dhe te pasionuarit e detit qe duan te eksplorojnë fundin e detit dhe atraksione nënujore. Këto harta parashohin vendet e lejuara dhe vendet e ndaluara të ushtrimit të aktivitetit detar.  Përbëhet nga 60 zona, ku secila prej tyre do të ketë pasaportën e detajuar për Zonat e Lundrimit, Zhytjes, Peshkimit nënujor, destinacionet nënujore apo aktiviteteve të tjera ujore", tha Klosi

Anija është zhytur rreth 200 m larg bregut në Drimadhes dhe do të mund të vizitohet nga të pasionuarit pas sportit të zhytjes. Në projekt janë parashikuar të zhyten edhe anije të tjera ushtarake, që kanë dalë jashtë funksionit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Florenzo: 29/07/2020 09:53

    Këmba ngrohtë e barku plot vetëm këtë di Shqiptari.

    Përgjigju
  • Babloku: 29/07/2020 09:34

    Ca populli jemi ne po edhe ketu e gjetet te komentoni kundra, ore kunguj shume vende e pratikojne per te shtuar jeten nen ujore, koralet etj. Po shkoni lexoni para sa te komentoni budallelliqe, se nuk te bo te mencur fesbuku.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/07/2020 08:57

    Do e them tamam sic e ke thon vet dikur Edo "What the fuck "

    Përgjigju
  • Mondi: 29/07/2020 08:53

    Budallalleku ska brire problemi eshte se keta njerez jane krenar qe jane budallenj.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/07/2020 06:53

    Po e them ashtu sic e ke thon vet Edo "What the fuck "

    Përgjigju
  • Iris: 29/07/2020 03:13

    Qeveria ri,ri dhe ben nga nje budallallek.U.S.A I ruan si muze anijet e vjetra te LIB,LIIB,bile dhe te shek.XVIII si/ USS.CONSTITUTION/,kurse ne I fundosim duke mos u konsultuar me pare me historianet.Ky veprim do terheqe <<turistet>> e gabuar,hajdutet e koraleve,dhe te hekurishteve.Ministria duhet te gjeje menyra te tjera per turizem. E keni menduar se sa jane privuar shqiptaret me ushqime ,etj,qe Enveri te blinte keto rrangalla ne Kine?Sepse keto I shkembenin kryesisht me prodhime ushqimore se para nuk kishin aq shume.E pra dhe vetem kaq mjaftonte qe te ruheshin,pastaj vertet jane vjetersira por ato jane symbol I flotes duhen ruajtur per arsye historike dhe per ndonje film ne te ardhmen.Pra mos ndermerrni me iniciativa te tilla idiote!

    Përgjigju
  • S'e kuptoj?!: 29/07/2020 00:57

    Absurditet provincial alla-shqiptarçe??!!

    Përgjigju
  • Kevin: 29/07/2020 00:46

    Do ta gjejne pas 1000 vjetesh dhe do mendojne se eshte permbytur

    Përgjigju
  • Artur: 28/07/2020 22:40

    200 m larg bregut???? Ne cfare thellesie eshte fundosur? Hajvane, duhet ta kishet fundosur me larg bregut! Do te jemi ketu dhe do fillojme te numrojme te vdekurt qe do te tentojne ta vizitojne nga bregu i detit. Qeveri idiote! Ministra debile!

    Përgjigju
    • Loti: 28/07/2020 23:27

      Ne Shermi 10 mt nga bregu mbulon Ramen o shoku. 200 mt eshte perfekte.

  • Tani: 28/07/2020 19:16

    Shoku apo shoqja "GAZETAR/E", "Driemadhes" eshte emer i shpikur vone, do tju lutemi qe ti referoheni ashtu sic eshte ne harten zyrtare politike te Shqiperise DRIMADHE, as Driemadhes e as Drymades

    Përgjigju
  • Tirona: 28/07/2020 18:29

    Shikoni ne horizont cadrat si kerpurdha buze vijes se detit, nuk po shoh asnje hapsire publike, kush i administron keto shazhllone qe jane vendosur ne kundershtim me ligjin, sepse nuk shikohen hotele dhe restorante mbrapa ketyre shazhlloneve. Anije te fundosura afer bregut shazhllonet afer bregut dhe ju prisni qe tju vijune turistata te huaj

    Përgjigju
    • Tirona: 29/07/2020 14:26

      Ada!Nuk i shtoj asnje presje komentit Tuaj, e prisja te ndodhte keshtu, e kam nga pervoja se pushimet i kaloj ne Golem duke bredhur me cadren ne krah per te gjetur nje vend te lire.Do te doja qe Klosi ashtu sic mori turin duke shku neper hotelet e bregdetit , duke u ngopur me dreka dhe darka dhe mbashi mbushte mullen e barkut plot dhe pasi kishte thare nai shishe Raki na dilte para ekranit duke na thene se plazhet publike do te kene shume hapsira. Ky klooooun cirku duhet te dali ndonje fund jave dhe te beje plazh ne zonat publike, por sma ha mendja ta beje kete se ndoshta ndonje pushues qe po bredh per te zene nje vend te lire, ngaqe nuk po gjen do ja fushi ne by ketij palacoje

    • Ada: 28/07/2020 22:58

      Shume e drejte. Isha ne Golem ca dite. Skishe ku te vije cadren.skishte plazh publik.nje rrip i holle sherbente per cadra individuale per 100 pallate me banore.njerez duke u zene me njeri tjetrin : mos e afro cadren.po ku ta vije cadren ??? Acarim total.mjere populli i shkrete, ca heq .shkon per te pushuar e acarohesh qe ne mengjes.cadra te vena naten per te zene vendin.privati,shezllongjet bosh . Vetem 3 rreshtat e pare te zene.pse nuk e lirojne hapesiren kur nuk ka aq shume turiste ??

    • Klejs: 28/07/2020 19:52

      Rama tha te gjithe plazhet do jene publike dhe ne fakt duket kudo ku shkon Nuk ka asnje plazh Publik. Dmth gjitha taksat qe u paguanin me letra dhe nen dore, tani paguhen vetem Nen Dore.

  • Qytetari: 28/07/2020 18:04

    Ata qe marrin vendime te tilla duhen te arrestohen menjeher .. ku bota moderne po merret me pastrimin e detit..turp zagaret

    Përgjigju
    • Miti: 28/07/2020 20:37

      Edhe pse nuk eshte dicka natyrale e gjithe bota fundos anije te vjetra, te zbrazura nga karburanti dhe vajrat. Sic e ka thene dhe CaBone, kjo i jep nje dore shtimit te koraleve dhe jetes nenujore ne pergjithesi. Nuk i ndot oqeanet dhe detrat sic ndoten nga plastika apo derdhjet e naftes apo vajrave.

    • CaBone: 28/07/2020 18:57

      Bota Moderne po Fundos me shuuum se nje i dashur qytetar. Funksionon per zhvillimin e shtimit te jetes nen ujore. Australia e para meret shum me kte per arsye te mbrojtjes te Coral Reefs.

  • roke: 28/07/2020 17:55

    isha pullumbar te kjo anike vitet 80- 83

    Përgjigju
  • ylli: 28/07/2020 17:53

    kame qen marinare ne kete anije vitet 80 83 pullumbar

    Përgjigju
  • Vlora: 28/07/2020 17:23

    E keni shume afer bregut ju marrte dreqi ju marrte qe s’bete njehere nje gje te sakte

    Përgjigju
    • Dani: 28/07/2020 19:45

      Meqenese e deshen kaq afer bregut dhe per me teper lundronte akoma nuk bente te ishte muze lundrues? Apo sdine ta restaurojne dhe e zhysin, meqe ra fjala as ta mbysin nuk arrinin dot. Le pastaj qe nuk i bene asnje lloj ceremonie, turp.

    • Shtrembaniket: 28/07/2020 17:49

      Bukur e ke thene: nje gje te sakte nuk bene! Plus ke mori malli me pa nje anije kineze te viteve 70 njehere!!! Cfare logjike! Lol

  • BBC: 28/07/2020 16:56

    Republika e bananeve dhe e hashashit lufarak. Ah ju hengert dreqi me çfare merret flota dhe palloshi minister turizmi. Portokalli komplet

    Përgjigju
    • Shqip: 28/07/2020 17:21

      Do vijne turiste te huaj se ka nje anije te mbytur per kete qellim ne Drimadhe>! WTF Logic! FB Logic.

  • ylli: 28/07/2020 16:41

    NUK KA NEVOJE dhermiu per te tilla budalleqe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja