VIDEOLAJM/ Fushata në FB, ja
si i ndëshkojnë grabitësit në Peru 

VIDEOLAJM/ Fushata në FB, ja<br />si i ndëshkojnë grabitësit në Peru 
Një fushatë e nisur në Peru është kthyer në virale, pasi qindra njerëz po postojnë foto dhe video ku ata marrin në duar vendosjen e drejtësisë.

Lëvizja “Kap grabitësin tuaj” nisi pasi një viktimë vendosi të mos i telefonojë policisë, por t’i jepte një mësim grabitësit.

Pas kësaj dhe përdorues të tjerë të rrjeteve sociale nisën të bënin të njëjtën gjë.

Ndëshkimet janë nga më të larmishmet, duke nisur që nga zhveshja, rrahja me kamxhik dhe deri tek detyrimi për të ngrënë spec djegës.

Disa thotë se kjo është rruga më e mirë pasi njerëzit kanë humbur besimin tek policia për reduktimin e krimeve. Por, disa të tjerë thonë se kjo gjë do të inkurajojë dhunë nga ana e kriminelëve.

Qindra faqe të tjera të ngjashme janë hapur muajt e fundit në Peru, ku disa mbajnë dhe emra brutal si: “Kap hajdutin tënd dhe lërë të paralizuar”, “Kap hajdutin tënd dhe priji duart” apo “Kap hajdutin tënd dhe tredhe”.





  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve