ELBASAN- Një person i dehur që në orët e para të mëngjesit ka "besdisur" klientët e një lokali në qendër të Elbasanit. Policia ka mberritur mesa duket e lajmeruar, por skena qe shohim nuk eshte dhe aq e hijshme per sjelljen ne publik te forcave te rendit.
A1Report sjell pamjet nga konfrontimi dhe arrestimi i 42-vjeçarit. Në pamje duket sesi shërbimet e rendit të policisë së Elbasanit arrestonin 42-vjeçarin Dritan F., i cili duket që ka qenë i dehuar që në orët e mëngjesit.
Veprimet për shoqërimin e tij, kryhen në një ndër lokalet më të frekuentuara në qendër të Elbasanit. Policia ishte sinjalizuar nga personeli dhe klientët e lokalit për rrëmujën dhe prishjen e qetësisë publike nga ana e 42-vjeçarit që fliste në gjuhën angleze, thuajse përçart nga pija.
Ai ka kundërshtuar të shoqërohej. Në momentin kur efektivi i policisë i hedh pallton që të shkonte me ta, 42-vjeçari qëllon me grusht policin. Efektivi i policisë e ka ruajtur gjakftohtësinë më pas, ndërsa 42-vjeçari është marrë me pranga për në ambientet e shoqërimit të policisë.
Sipas burimeve, 42-vjeçari është deportuar nga vendet e BE. Skenat e xhiruara nga kjo kamera amatore, sipas policisë janë të shpeshta për 42-vjeçarin.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com