Kemi dëgjuar shpesh për dieta, apo për produktet që duhet të konsumojmë për të mbajtur trupin në formë apo për të rënë nga pesha. 

Një recetë na e dha sot edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nga qyteti i Durrësit, ky rrëfeu për sekretin e rënies nga pesha. 

“Një nga sekretet e rënies në peshë dhe të dietës sime është se e filloj mëngjesin me një vezë të zier dhe e përfundoj me pak mish pule të bardhë në darkë” është shprehur Meta. 

Deklaratën kreu i Kuvendit e bëri ndërsa i dorëzoi certifikatën e cilësisë pularisë “Reas” në Xhafzotaj të Durrësit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)