Vetëm pak kohë më parë, Ministria e Brendshme lançoi iniciativën më të re, atë të instalimit të kamerave të sigurisë në çdo ambjent publik, pallat, institucion apo edhe lagje me qëllim që të zbardhen sa më shpejt ngjarjet e ndryshme që ndodhin në vendet respektive.

Mirëpo, duke ditur se kamerat e sigurisë po bëhen çdo ditë e më tepër shkak për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme, kontigjentët kriminal kanë filluar duke vjedhur aparatët e kamerave në mënyrë që askush të mos ketë fakte për veprat e ndryshme që mund të kryejnë nga filmimi i këtyre kamerave.

Kjo video është publikuar dhe tregon qartë sesi dy grabitës kanë shkulur një kamera sigurie në një nga rrugët e kryeqytetit dhe duken qartë se këtë veprim e kanë bërë pas mbulimit të tyre me çadër.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)