KOSOVË- Një mbishkrim nacionalist i djalit të Aleksandër Vuçiç është kthyer në ‘mollë sherri’ sërish në tensionet Kosovë-Serbi. Policia e Kosovës ka ndaluar djalin e presidentit serb, Danilo Vuçiçin pasi këtë të martë ka shkuar në kuadër të kremtimit të Vidovdanit në Manastirin e Graçanicës.
Një video e shpërndarë nga mediat e Kosovës kanë fiksuar një moment ku policia e Kosovës ka ndaluar djalin e Aleksandër Vuçiçit pasi ky i fundit kishte veshur një bluzë me mbishkrime nacionaliste. Danilo Vuçiç, djali i presidentit Aleksandër Vuçiç është parë sot me bluzën ku shkruhet në serbisht “Dorëzimi nuk është opsion”. Policia e Kosovës i ka hequr bluzën me këtë mbishkrim provokues në këto momente ku tensionet mes dy vendeve janë shumë të mëdha.Nuk u desh shumë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç të jepte një replikë me ironi kushtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Vuçiç tha se djali i tij është më trim se Kurti ndërsa shtoi me ironi se e përgëzon për guximin e tij.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, shkroi ai.
Djali i Vuçiç ishte i pranishmi ‘Vip’ në festë, teksa mesazhin e kishte të zgjedhur në bluzën e tij me mbishkrimin ‘Dorëzimi nuk është opsion’.
Në ceremoni foli Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirje, i cili e quajti Kosovë shtëpinë e serbëve.
Në kremtimet për Vidovdan serbët nuk i harruan simbolet nacionaliste, me flamuj të Kosova është serbi apo edhe me mbishkrim “nuk e japim”. Pas meshës me rite ortodokse serbët marshuan në rrugët e Graçanicës, duke kënduar këngë nacionaliste. Ndërkohë që edhe pse ditë festë, serbët nuk i braktisën edhe sot protestat. Përveçse për Vidovdan ata janë mbledhur para ndërtesave komunale në Leposaviç dhe Zveçan,, duke kërkuar tërheqjen e forcave speciale të Kosovës, largimin e kryetarëve dhe lirimin e serbëve të arrestuar.
Në festën e Didovdanit serbët përkujtojnë betejën e Fushë Kosovës së vitit 1389, kur forcat ballkanike e udhëhequra nga Car Llazari u përballën me osmanët. Edhe pse ballkanasit e humbën këtë betejë, serbët e kanë regjistruar si një nga ngjarjet që ka shënjuar kombformimin e tyre.
. Danilo Vuçiç, djali i presidentit Aleksandër Vuçiç me bluzën t “Dorëzimi nuk është opsion”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit se djali i tij, Danilo është ndaluar nga policia e Kosovës, pasi ai mbante një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, shkroi ai.