KOSOVË - Një tjetër skandal nëpër shkollat e Kosovës. Kësaj rradhe, një tjetër video është publikuar në youtube, ku tregohet një nxënëse dhe një mësuese që zihen në orën e mësimit.
Kësaj rradhe është nxënësja e cila ka qëlluar mësuesen. Në fillim, mësuesja tentoi të qëllonte nxënësen, por kjo e fundit nuk e ka lejuar një veprim të tillë dhe i është kundërpërgjigjur.
Pasi janë konfliktuar për disa sekonda, nxënësja është larguar e inatosur nga ora e mësimit, kurse mësuesja vazhdoi duke ndjekur programin e saj mësimor.
Akte të tilla në shkollat e Kosovës nuk ndodhin për herë të parë. Para pak muajsh u publikua dhe një video tjetër ku shfaqeshin dy gjimnaziste që ziheshin me njëra-tjetrën.
Siç raporton gazeta Express, kjo video është postuar më datë një 1 Janar të këtij viti.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com