FRANCË – Zlatan Ibrahomoviç shënoi dy herë në fitoren e PSG-së ndaj Bastias.

Sulmuesi suezes përveçse ishte protagonist në fushë ishte edhe jashtë saj.

Kjo pasi mbrojtësi i ekipit kundërshtar ndërsa po i drejtoheshin tunelit për në dhomat e zhveshjes e ofendoi rëndë atë.

“Ti je një m.... Ti nuk je një lojtar i madh! Duhet të tregosh pak më shumë respekt për të tjerët”, i tha Ibrës, Sebastien Squillaci.

Ndryshe nga se jemi parë që sulmesi i PSG-së të reagoi në mënyrë agresive ndaj këtyre provokimeve, këtë herë ai zgjodhi injorimin.