VIDEOLAJM/“Polici më i mirë i vitit”
Policia e Durrësit pezullon efektivin

VIDEOLAJM/“Polici më i mirë i vitit”<br />Policia e Durrësit pezullon efektivin
Policia e Durrësit ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë Rrugore, Hariz Sevdari me detyrë agjent verifikues në Seksionin e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Shijak. Arsyeja është mosrespektimi i procedurave ligjore dhe mungesë etike në komunikim.
 
“Lidhur me videon e publikuar në disa media online dhe rrjete sociale, ku një punonjës policie ka shfaqur mungesë etike në komunikim kundrejt një drejtuesi mjeti dhe nuk ka respektuar procedurat ligjore, ju informojmë se Policia e Durrësit ka pezulluar punonjësin e policisë, Hariz Sevdari, me detyrë agjent verifikues në Seksionin e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Shijak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

A është ky polici "më i mirë në Shqipëri" apo...

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një punonjës i Policisë Rrugore ndalon një qytetar. Polici bën e ndalon qytetarin për një kontroll rutinë të dokumentacionit, por qytetari i kërkon arsye për ndalesën. Kërkesës së policit për t’i paraqitur dokumentet, qytetari i përgjigjet: A ke arsye për ndalesën zotëri? Përgjigja e policit është “e paparashikueshme”: Po mirë, iki! 

Komentet në rrjetet sociale e cilësojnë këtë punonjës të Policisë Rrugore si “policin më të mirë të vitit 2015”. Ndërsa disa komentues të tjerë thonë se, qytetari është i detyruar t’i paraqesë dokumentet, qoftë dhe për ndalim pa arsye. Kurse disa të tjerë nisur nga zëri që dëgjohet në video, thonë se shoferi është këngëtari Nojzi.
 
 
Polici rrugor me i mire

Polici me i mire i vitit 2015 <3

Posted by JETA OSH QEF on Friday, November 27, 2015
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë