Mëngjesin e hershëm të së shtunës, një luan u arratis nga cirku Ronny Roller në Ladispoli në Itali.
Kafsha, u largua pasi iu shmang mbikëqyrjes. Luani u filmua teksa ecte nëpër rrugë nga banorët e shumtë.
Ndërkohë kryebashkiaku i kishte paralajmëruar qytetarët përmes Facebook-ut që mos të dalin nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.
Kafsha u kap pasi u ende orë të tëra në rrugët e qytetit të Lazios. Karabinierët arritën që të lokalizonin kafshën afër cirkut, ndërsa në operacion për të kapur luanin u përfshi edhe një helikopter.