Aktivistët e lëvizjes opozitare Vetëvendosje, këtë mëngjes kanë sulmuar makinën e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duke hedhur bojë në drejtim të saj, në momentet kur ai po shkonte në zyrën e tij në selinë e qeverisë së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
"Duam të kujtojmë se Mustafa nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Asociacionit të komunave", thuhet në profilin në Facebook të lëvizjes.
Kjo është një nga aktivitetet simbolike të Vetëvendosjes, e cila ka paralajmëruar masa radikale për të kundërshtuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në fund të gushtit, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel nënshkruan, marrëveshje për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

Rreth orës 17, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, hodhën sërish ngjyrë në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa, derisa ai po...
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, September 9, 2015
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )