Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka publikuar një video ku shfaqen momente nga aksioni i policisë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në video shihen forca të ushtrisë maqedonase të armatosur mirë, disa prej tyre me kapuçë dhe përdorimi i artilerisë së rëndë, si autoblindat gjatë këtij aksioni që sipas autoriteteve kishte për qellim asgjësimin e një grupi terrorist.
Në video shihet qartë edhe shkatërrimi i disa shtëpive si pasojë e përdorimit të artilerisë nga ushtria dhe policia maqedonase. Disa prej xhirimeve janë bërë me kamera termike e disa gjatë natës ndaj nuk janë shumë të qarta.
Në një moment forcat maqedonase shfaqen ndërsa kapin në gërmadhat e një shtëpie të shkatërruar dy burra të shtrirë në tokë. Më pas shfaqet edhe ndalimi i disa personave te tjerë.
Ndërsa në minutën e fundit shfaqen disa armatime brenda një shtëpie dhe disa uniforma, si dhe shkatërrimet që la pas sulmi i policisë maqedonase në lagjen Kumanovë që shkaktoi 22 viktima, mes tyre 14 shqiptarë që sipas autoriteteve maqedonase i përkasin grupit të armatosur, ndërsa 8 të tjerët ishin nga radhët e policisë dhe ushtrisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO