Kreu i PD-së, Sali Berisha u ngatërrua gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale. Kryedemokrati po njoftonte se do të mbante 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, por duket se u ngatërrua apo harroi fjalët. Në një moment Berisha thotë “do ta nisim edhe njëherë”, por edhe këtu harron që fjalimi është live dhe vazhdon sërish për

“Të dashur miq, këtë takim me ju në rrjetet sociale, duhet ta filloj me nderimin me një minutë heshtje të njërit prej miqve më të shquar, më të shtrenjtë dhe më të çmuar të kombit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ndodhen, ish-kongresmenin Eliot Engel.

Eliot Engel punoi si kongresmen për 16 legjislatura në Kongresin e SHBA, (më falni, e fillojmë edhe njëherë). Eliot Engel si kongresmen për 16 legjislatura në Kongresin e SHBA ndau kohën dhe zemrën e tij krahas zgjedhësve dhe vendit të tij madh edhe si promotor, avokat, zë i pamposhtur i kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe për demokracinë shqiptare.

Në jetën time politike nuk kam njohur kurrë një njeri që të ketë bërë më shumë për kombin tonë me aq dashuri dhe pasion çfarë kishte mundësi, se sa Eliot Engel. Nderojmë ne me një minutë heshtje kujtimin e tij. I paharruar kujtimi i mikut tonë të madh”, tha Berisha.