Videolajm/ Monumenti i Pavarësisë 
"minierë" skrapi në mes të Tiranës

Monumenti i Pavarësisë i cili qëndron në zemër të Tiranës është kthyer në një “minierë” të vërtetë skrapi.

Që nga vendosja e tij në vjeshtën e vitit 2012 me rastin e 100-vjetorit të Pavarisisë, ky monument ka qenë dhe vijon të jetë “epiqendra” e hajdutëve të skrapit por edhe të çifte të dashuruar të cilët “siglojnë” lidhjen e tyre duke shkruar iniciale, zemra apo data në të.

Nuk është hera e parë që ky monument prej bronzi vidhet dhe shkatërrimi i tij ëhstë kthyer në ritual dhe në rutinë të përditshme. Ky monument u ndërtua i tëri me pllaka bronzi, me një kosto prej rreth 355 mijë euro.

Burimet e policisë thonë se vjedhësit e kanë shitur njërën prej tyre për vetëm 2 mijë lekë. Ky monument historik u konceptua si një shtëpi, ku është gdhendur deklarata e Pavarësisë, së bashku me firmat e 40 delegatëve që ishin në Vlorë atë ditë. 

monumenti pavarsise

monumenti pavarsise

monumenti pavarsise

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku