TIRANE - Bulevardi qëndror i Tiranës “Dëshmorët e Kombit” është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm. Nuk bëhet fjalë për kushte atmosferike, por mjegulla është shkaktuar nga një automjet, i cili përgjatë lëvizjes së tij, lëshon tym gjatë gjithë kohës, larg çdo norme të lejuar.

Televizioni A1 Report sjell pamjet e automjetit në fjalë, ku ndotja e ambientit nis që përballë kryeministrisë, për të vazhduar përgjatë gjithë bulevardit dhe jo vetëm. Kjo ka shkaktuar që në orët e para të mëngjesit shqetësim për qytetarët e kryeqytetit, si dhe drejtuesit e automjeteve pas saj, ku krahas ndotjes së ambienttit, ka krijuar vështirësi edhe në shikim.

Prej kohësh qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve kanë shprehur shqetësimin për praninë në qarkullim të automjeteve në kushte jo të mira xhenerike, të cilat jo vetëm ndotin ambientin por shpesh herë shkaktojnë edhe probleme në qarkullim, aq sa kthehen edhe në burim aksidenti. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)