Tashmë të gjithë ata që janë të interesuar për të ditur se cilët janë shpërndarësit e drogës të cilët kanë fituar më shumë para, mund të njihen me një top-listë e cila është publikuar në internet.

Në këtë video listohen 10 personat që janë marrë me shpërndarje droge dhe që kanë fituar shuma marramendëse parash nga kjo punë.

Në krye të listës është vënë Pablo Eskobar, pas tij është Armando Carrilo Fuentes ndërsa në renditje vijnë Doëood Ibrahim Kaskar, vëllezërit Ochoa, Khun Sa, Hoze Gonzale Rodriguez Gacha, vëllezërit Orejuela, Carlos Lehder, Griselda Blanco dhe në fund renditet Al Capone.

Po ashtu, aty jepen edhe vlerat monetare që “personazhet” kanë përfituar të cilat arrijnë në biliona dollar.

Kjo listë kryesohet nga Pablo Escobar me 30 bilion dollarë fitime neto nga shitja e Drogës.
 
Në listën prej 10 persona nuk mungonë dhe personazhe të botës së krimit e trafikut të drogës si Griselda Blanco, vëllezërit Ochaoa e Orejuela apo mafiozi i famshmëm italin Al Capone i cili për nga fitimet renditet i fundit.

10 emrat e listuar në këtë listë i përkasin të gjitha kohërave.

Renditja e të pasurve në biznes apo politikë nuk është e vetmja, pasi nga rrjeti këtë herë është bërë dhe klasifikimi i trafikantëve më të pasur.