Euforia e militantëve të PD për të krijuar skena, bllokuar rrugë dhe krijuar zhurmë e rrëmujë kudo që shkojnë, duket se është adrenalina e vetme e tyre për të treguar se janë të angazhuar maksimalisht për 25 prillin. Premtimet elektorale të Lulzim Bashës nuk janë "karburant energjie" për ta për të treguar një sjellje qytetari dhe prej europiani ashtu siç predikon vazhdimisht kryedemokrati, por duket se shembullin e marrin nga thirrje e gabuara të eksponentëve të PD, një prej të cilave ishte dhe ajo e  sotmja ajo e Xhelal Mziut edhe pse më pas, me urdhër nga Tirana, u detyra të kërkojë ndjesë.

Po sot një tjetër video qarkullon në rrjetet sociale, ku militantët e PD-së me makinat e tyre kanë bllokuar rrugën për qytetarët dhe bëjnë drift duke xhiruar gomat rreth një rrethrrotullimi. Militanti i PD me euforinë  e tij absurde djeg gomat e makinës duke bllokuar rrugën për disa minuta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
Militanti i PD-së djeg gomat duke xhiruar makinën në rrethrrotullim, Rama ironizon: Si me gjëmu bishtin tat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e militantit të PD, i cili xhiron gomat në një rrethrrotullim duke bllokuar rrugën. Kjo video është ironizuar nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se kjo pamje i kujton shprehjen tironse "me gjëmu bishtit tat".

"Votoje votoje, votoje rrotullimin rreth vetes ose "me i gjëmu bishtit tat", siç thoshin çunat e Tironës dikur...", shkruan Rama.