TIRANE- Kafja e mëngjesit është kthyer në një “rit” të përditshëm për shumë qytetarë para se të nisin punën dhe aktivitetet e ditës. Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka zgjedhur zonën e ish-Bllokut për të pirë sot kafen e mëngjesit, por është ndeshur me një situatë tjetër. Sapo hyri në një prej lokaleve, Klosi mësoi se nuk mund të pinte kafen e mëngjesit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

E ndërsa punonjësit e OSHEE vijonin aksionin në të gjitha bizneset private të ish-Bllokut për t’u ndërprerë energjinë elektrike atyre që s’e paguajnë, Klosi del nga lokali me një mimikë të mërzitur duke pyetur “Çfarë ka?”
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)