TIRANE - Gjatë prezantimit nga ana e cdo ministri të kabinetit Rama të arritjeve dhe sfidave në 300 ditët e para të qeverisjes, mininistr i Financave Shkëlqim Cani mori duartrokitjet më të mëdha nga publiku i pranishëm në Teatrin Kombëtar të Operas dhe baletit. 

Zëvendskryeministri Niko Peleshi e ka shoqëruar me humor këtë fragment duke thënë se ministri Cani caktoi një rekord të pathyeshëm të duartrokitjeve në këtë sallë gjatë fjalimit që mbajti për analizën, arritjet dhe sfidat e institucionit që drejton. 

Pos sipas Peleshit, pas fondeve që ministri deklaroi për sektorin e Shëndetësisë, nga nesër Cani do të paguajë një cmim jot ë vogël!

“Rekordi i minsitrit të financave për duartrokitjet e marra është vështirë të thyet…Ministri do paguajën një cmim jo të vogël për të se nga nesër do t’i duhet të përballojë kërkesat e bashkive komunave për shtesë fondesh pas atyre në shëndetëis që minsitri prezantoi”, tha zv/kreyministri Peleshi ndërsa vijoi me prezantimin e panelit të fundit të ministrave në prezantimin e punës së 300 ditëve të para të qeverisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)