Trupat e njësisë operacionale RENEA si dhe Delta Force e qarkut të Vlorës kanë surprizuar jo pak një ditë më parë teksa kanë simuluar operacionin për lirimin e pengjeve në një anije me pushues të marrë peng.

Operacioni stërvitor është realizuar me simulimin e ngjajres, ndërsa të pranishëm vec shumë forcave policore kanë qenë dhe qytetarët kureshtarë si dhe pushuesit të nodhur në plazh për sezonin turistik.

Për kryerjen e manovrave të shpëtimit është zgjedhur bregdeti i Jonit, ku forcat RENEA dhe Delta Force ndërhyjnë në një anije turistike. Forcat speciale në këtë operacion angazhuan mjetet e tyre lundurese, teksa pjesë u bënë edhe Forcat Speciale me helikopter.

Operacioni stërvitor është ndjekur dhe nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi, ndërsa sipas planit stërvitorë pritet që stërvitje të tilla të jenë më të shpeshta për të arritur një performancë të lartë të trupave policore.
 
Redaksia Online