LEZHË - Një peshkaqen me peshë 400 kg dhe i gjatë rreth 4 metra është kapur nga rrjetat e peshkatarëve të Shëngjinit në Lezhë.
 
Edhe vetë peshkatarët e kësaj zone janë çuditur nga peshku i rrallë për ujërat tona.

Peshkaqeni 400 kilogramsh u ka dëmtuar edhe rrjetat peshkatarëve, të cilët nuk duket se janë të merakosur nga ky fakt duke llogaritur përfitimet që vijnë nga shitja e tij.

peshkaqen
(Në foto: Peshkaqeni i kapur FOTO te tjera)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)