FIER - Dy punonjës të Policisë së Qarkullimit Rrugor në qytetin e Fierit janë pezulluar nga detyra pasi i kanë marrë ryshfet një qytetari. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë dy efektivët rrugorë të cilët i marrin para drejtuesit te nje autobusi.

Ne video duket njeri prej policeve qe pret gjoben, ndersa efektivi tjeter merr rryshfetin. Video eshte filmuar nga nje pasagjer ne autobusin e ndaluar nga policia.