Pas një takimi që kryeparlamentari, Jakup Krasniqi zhvilloi me delegacionin e Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, radha ishte që presidentja, Jahjaga të takohej me këtë delegacion.
Anëtarë të nënkomisionit e pritën për disa minuta presidenten e Kosovës. Në momentin që ajo erdhi, kryesuesja e delegacionit Marit Nybakk, doli ta përshëndesë presidenten Jahjaga, por kjo e fundit duke mos i njohur mysafirët që kishin dalë ta prisnin, i përshëndeti vetëm me kokë, duke i lënë me duar të zgjatura.
Por, Jahjaga pasi hyri në sallë dhe pa që aty nuk kishte njeri, atëherë, e kuptoi se në fakt ata që përshëndeti nga larg ishin anëtarët e delegacionit, më të cilët ajo do të duhej të takohej.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)