TIRANE- Një nga policet që po qëndronte në radhët policisë ku qëndrojnë uniformat blu nuk është ndjerë mirë për disa momente. Lodhja dhe temperaturat e larta, kanë ndikuar negativisht në shëndetin e punonjëses së policisë. Aty kanë mbërritur menjëherë bluzat e bardha, për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Prej disa orësh, uniformat blu janë vendosur pranë godinës së kryeministrisë për ta garantuar rëndin dhe sigurinë, si dhe mbarëvajtjen e protestës.
 
Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, punonjësja e policisë është larguar për t’u qetësuar.

Mësohet se është hera e dytë që e njëjta punonjëse policie pëson dobësi fizike në situata të ngjashme, pasi e njëjta gjë i ka ndodhur edhe tek konkursi i aplikantëve për shkollën e policisë.

policja me logo

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)