MAROK - Një refugjat 19-vjeçar është gjetur i fshehur në një valixhe udhëtarësh në një pikë kontrolli mes Marokut dhe Melilas në Afrikë.
Valixhja ku ishte futur emigranti i paligjshëm i përkiste një personi tjetër. Kur policia vuri re që në valixhe po lëvizte diçka dhe u afrua për ta kontrolluar, burri 39-vjeçar braktisi valixhen dhe u largua me shpejtësi.
Më pas, policia zbuloi se brenda saj ishte fshehur një refugjat, i cili do të përfundonte nga Afrika në Spanjë.
"Ai ishte i gjatë, i hollë dhe kishte një fizik të madh. Nuk po flasim për një person të vogël", tha zëdhënësi i policisë.
Emigranti i paligjshëm mendohet të jetë nga Mali pasi nuk kishte asnjë dokument identifikimi. Ai u shoqërua për në dhomat e paraburgimit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com