Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga plazhi i Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku qindra pushues shihen duke shijuar bregdetin në kulmin e sezonit turistik.
Në pamje duken pushues të të gjitha moshave, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në veri të vendit, ndërsa temperaturat e larta vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.
Bregdeti i Shëngjinit dhe plazhi i Ranës së Hedhun mbeten ndër destinacionet më të preferuara, si për pushuesit vendas ashtu edhe për turistët e huaj.
Rana e Hedhun është një dunë natyrore bregdetare në brigjet e Detit Adriatik, e vendosur rreth 4 kilometra në veriperëndim të Shëngjinit.









Komente
Komento