Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi, Zoti Genci Muçaj organizoi një pritje në hotelin Hilton të Ankarasë me rastin e festës së 28 Nëntorit, duke çelur kështu edhe vargun e festimeve që do të organizohen në ditët në vijim në qytete të ndryshme të Turqisë.

Rreth 1300 pjesëmarrës jo vetëm nga Ankaraja, por nga e gjithë Turqia, kaluan një mbrëmje të paharrueshme. Mbrëmja u hap me këndimin e dy himneve, atij shqiptar dhe turk, dhe u pasua nga një sërë festimesh të tjera, me këngë e valle shqiptare.