Ky është momenti kur një militant i Sali Berishës hedh një bombë molotov në mes të turmës në tubimin e 8 majit. Tensionet dhe përplasja me efektivët e policisë u zhvendos pranë bllokut të ministrive, por akti skandaloz i këtij militanti është fakti se ai as nuk mundohet të marrë shënjestër, por e hedh bombën në mes të protetsuesve dhe policëve duke u rrezikuar jetën. 

Siç shihet në video, ai e ndez fitilin e lëndës plasëse dhe pa shikuar fare ambientin përreth dhe e fluturon molotovin drejt turmës. 

Ironia është se për të sulmuar të tijtë, ky militant përdor si mburojë makinën e televizionit të familjes Berisha, Syri Tv.