BRITANI - British Airways është në kërkim të dy stjuardesave, të cilat kishin xhiruar njëra-tjetrën duke u larë dhe më pas e kishin postuar videon në youtube.

Kompania ajrore është duke hetuar pamjet për të përcaktuar nëse dy protagonistet në video janë në fakt punonjëse të linjës ajrore apo jo.

Gjithsesi, nga ajo çka duket në video, dy vajzat janë të veshura me uniformën e kompanisë British Airways, duke përfshirë emrin e secilës prej tyre dhe shenja të tjera dalluese të uniformës së kompanisë.

stjuardesa

Dy protagonistet shfaqen në video duke "fërkuar" njëra-tjetrën dhe më pas futen në një vaskë.

Video mendohet se është regjistruar në një dhomë hoteli gjatë një ndalese të udhëtimit.

Një zedhënës i kompanisë ajrore tha se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar vajzat në video.