AUSTRALI - Tre të rinj e kanë kthyer një makinë me karroceri në një pishinë lëvizëse.  Pishina ishte improvizuar në karrocerinë e makinës që ishte e veshur me një mushama gomine, të cilën e kishin mbushur me ujë.

Dy prej tyre qëndronin me një shishe alkool secili në "pishinë", kurse i treti drejtonte makinën. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 11 Janar 2014.

Makina ecte në rrugët e një lagjeje, duke bërë manovra të rrezikshme nga karroceria e të cilës derdhej uji. Kjo gjë ishte e rrezikshme edhe për dy personat që ndodheshin në karroceri, të cilët rrezikonin të rrëzoheshin, për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte automjeti.

E gjithë skena është filmuar nga një makinë tjetër që ndodhej pas "pishinës". Sipas personave që ndodheshin në automjetin e dytë që regjistruan videon, gjërat u bënë serioze kur makina pishinë filloi të bënte manovra të rrezikshme.

"Gjithçka në fillim ishte qesharake dhe dy personat në karroceri po qeshnin. Më pas ata rrezikuan të rrëzoheshin", përshkruajnë ngjarjen regjistruesit e videos.

Kurse, një zëdhënës i policisë australiane tha se tre të rinjtë kishin thyer një sërë rregullash të qarkullimit rrugor dhe rrezikonin dënime të rënda.


(v.gj/shqiptarja.com)