VIDEOLAJM/ Temperatura përvëluese, ishulli i Sazanit mbushet me pushues

VIDEOLAJM/ Temperatura përvëluese, ishulli i Sazanit mbushet me pushues

Pushuesit në Sazan

Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin kanë bërë që shumë pushes e turistë t’i drejtohen brigjeve bregdetare.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ishulli i Sazanit, i cili duket i mbushur plot me pushues vendës e të huaj të cilët shijojnë ujin e kristaltë dhe pamjen mbresëlënëse të kësaj zone.

Krahas videos, Rama shkruan se Sazani është një tjetër plazh  i ‘sulmuar’ nga turistët, ndërsa shton se janë ‘shtrirë’ në të gjithë hartën e vendit.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Udhëtimi me anije drejt parkut të vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun në Vlorë ofron eksperiencë mbresëlënëse për turistët vendas e të huaj. Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë, i shpallur si i tillë në vitin 2010 dhe i kthyer tashmë në një nga destinacionet më të preferuara.

Udhëtimi me anije iu ofron mundësi reale turistëve për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës. Ishulli i Sazanit ka një vijë bregdetare prej 15 kilometrash të gjatë, me plazhe ranore, shkëmbore me disa gjire dhe me peizazhe që ofron relievi i thepisur.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 16/07/2024 10:01

    ja dhe nje hapesire prej 100 metrash katrorem, qe shitet me video sikur tye jete krejt bgredeti i jugut. jugu sivje ehte bosh, si pasoje e rerklames se maldiveve te euroes

    Përgjigju
  • Adi: 16/07/2024 09:37

    Lahuni dhe ca dite se vjen Trap dhe do ju coje te laheni ne kanalin e cukes se e ka blere boti

    Përgjigju
  • Po mër po: 16/07/2024 09:33

    I vetmi plazh publik edhe për pak kohë sa t'i dalë pronari. S'kanë ku të shkojnë tjetër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti me motor i merr jetën djalit të biznesmenit të njohur në Tiranë!

Aksidenti me motor i merr jetën djalit të biznesmenit të njohur në Tiranë!